Sezoni turistik është çelur zyrtarisht në vendin tonë. Shumë turistë kanë nisur pushimet e tyre në qytete bregdetare si Vlora, Saranda, Himara apo dhe Durrësi.
Tek ky i fundit po ndalemi pikërisht. Prej disa kohësh turistët thonë se në Durrës shërbimi lë shumë për të dëshiruar dhe se ndotja dhe betonizimi pa kriter ka bërë që ky qytet të mos jetë më si dikur.
Një qytetar ka nisur disa foto ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania. Siç shikohet në këto foto turistët kanë para syve betoniere dhe palma që janë gati duke u tharë.
Qytetari ka shkruar:
Fotot tregojnë mjaft qartë se çfarë masakre është bërë në qytetin e Durrësit dhe se betonizimi po vazhdon ende pa kriter.
Edhe pse Durrësi është një prej qyteteve me pasuri të shumta arkeologjike, betonizimi i tij po vazhdon pa kriter.
E si përfundim mund të thuhet se nuk është çudi që këto pasuri arkeologjike të jenë groposura njëherë e mirë poshtë pallateve me shumë kate.