Matthijs de Ligt zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Ajax.
Të impresionuar nga performanca e tij, klubet e mëdha si Mancester United dhe Barcelona janë hedhur në sulm për holandezin.
Sipas raportimeve të fundit, janë rritur shanset që holandezi të transferohet në Paris tek kampionët e PSG.
Prestigjozja "The Guardian", shkruan se presidenti i PSG është gati t'i ofrojë holandezit 340 mijë paund në javë.
Në bazë të përllogaritjeve, për 5 vitet e kontratës, paga e holandezit do të kalojë 85 milion paund.
Kjo do ta bënte de Ligt, një nga lojtarët me pagën më të lartë në botë.
Ndërkohë për Ajax do të shkojnë 62 milion paund.
Kujtojmë këtu se de Ligt u përfol pak kohë më parë për një kalim tek Barcelona, por ishin kërkesat e agjentit të tij Mino Raiola, ato të cilat frenuan këtë tratativë.
Burimi: Sportbible|Përktheu dhe pështati: JOQ Albania