Pas plot 12 viteve të lavdishme te Bayerni i Mynihut, ku fitoi gjithçka, Franck Ribery i dha fund aventurës së tij te kjo skuadër dhe tashmë po këkon një ekip të ri.
Natyrisht, duke parë edhe moshën e tij (36-vjeç) kjo e radhës mund të rezultojë si eksperienca e fundit.
Përveç ofertave nga Amerika, apo edhe nga Kina, së fundmi bëhet e ditur se për lojtarin ka mbërritur një ofertë e papritur nga klubi i Sheffield United Premier League.
Klubi anglez, sapo është ngjitur në elitë dhe tashmë ka hedhur vëmendjen nga merkato për të gjetur përforcimet e duhura.
Kontaktet kanë nisur dhe francezin e tërheq kjo aleternativë.
Gjithsesi, mbeten për t’u parë qëllimet e Ribery, nëse francezi do të zgjedhë të qëndrojë në Europë apo të provojë ëndrrën amerikane.
Burimi: Talk Sport| Përshtati: JOQ Albania