Pas mbylljes së sezonit me Barcelonën, Leo Messi i është bashkuar Argjentinës duke nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës, që fillon këtë fundjavë.
Ylli katalanasve, duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë kompeticion, madje më seriozisht seç duhet.
Gjatë stërvitjes së fundit, siç shihet në videon e publikuar nga "AS", Messi ka ndërhyrë keq ndaj shokut të skuadrës, Guido Rodríguez, dukë habitur jo pak gjithë të tjerët.
Ndërhyrjet me sparkatë janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të kundërshtarit, aq më tepër që në këtë rast është bashkëlojtar i Messit tek Argjentina.
Veprime të tilla Messi nuk i ka bërë kurrë më parë gjatë ndeshjeve, e jo më në stërvitje. Çfarë po ndodh kështu me këtë lojtar?