Gruaja feston në mënyrë të çmendur, djeg fustanin e nusërisë sa firmos divorcin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.06.2019, 12:19

Një grua organizoi një ceremoni për djegien e fustanit të martesës së saj, pasi arriti të ndahej nga i shoqi ndërsa nuk nguron të thotë se tani ndihet tërësisht e lirë.

Pas një martese të dhunshme dhe të dështuar 8 vjeçare, 5 fëmijëve dhe një procesi të zgjatur të divorcit, Alexandria Taschwer vendosi më në fund të festojë.

27-vjeçarja donte të tregonte se fundi i martesës nuk do të thotë që edhe jeta e saj kishte marrë fund. Në këtë mënyrë ajo festoi në mënyrën më të mirë dhe siç donte vet.

Alexandria, e cila është nga Ohio, u martua me ish-burrin në tetor të vitit 2011 pasi mësoi se ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Abri, i cili lindi në korrik të vitit 2012. Ata patën katër fëmijë në pesë vite. Gjatë këtyre viteve, martesa e tyre u konsumua.

Alexandria, e cila është një asistent menaxhere, shpjegon:

Martesa jonë nisi të krisej në vitin 2014, kur unë isha shtatzënë me Trenton. Nisëm të ziheshim dhe të debatonim për çdo gjë. Të dy po tregoheshim shumë të dhunshëm”.

Në vitin 2017, kur fëmija i tyre më i vogël ishte 4 muajsh, Alexandria tregon se mori vendimin për t'u larguar banesa dhe u mundua të bindte të shoqin që të firmoste dokumentet e ndarjes, por ai nuk pranoi.

Megjithatë, gjatë asaj kohe, Alexandria tregon se gjërat nisën të përmirësoheshin me të shoqin dhe të ishte më e lumtur me fëmijët e saj. Ajo shton se dilnin herë pas here në fundjavë dhe shijonte çdo ditë me fëmijët.

Mirëpo, lumturia nuk zgjati shumë dhe problemet nisën sërish, në gusht të vitit 2018, kur i shoqi filloi të bëhej sërish i dhunshëm.

Ai u arrestua për dhunë në familje ndërsa 27 vjeçarja nisi procedurat e divorcit, të cilat zgjatën për shkak të akuzave penale që rëndonin mbi ish-burrin.

Gjithçka mori fund në muajin prill. Gruaja tregon se bëri ç'ishte e mundur që të përfundonte sa më parë procedurat e divorcit dhe të hidhte pas të shkuarën e dhunshme.

Për të simbolizuar dhe festuar nisjen e jetës së re, Alexandria punësoi fotografen Tarah R.Hamilton. E reja shpjegoi se kishte dëshiruar gjithmonë të digjte fustanin, edhe kur ishte e martuar, por kjo dëshirë i ishte shtuar pas divorcit, pasi tashmë kishte një simbolikë e kuptim tjetër.

Tashmë thotë se është e lirë, pasi ka kaluar një jetë të palumtur dhe të mbushur me vuajte.

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit