JOQ Albania
Home

Reali nuk ndalet në merkato/ Pas Joviç, ble dhe një super mbrojtës për 53 mln euro
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo verë duket se do jetë shumë e nxehtë për Real Madridin. Klubi spanjoll nuk di të ndalet këtë merkato dhe po vazhdon me zyrtarizimet e njëpasnjëshme.

Pas firmave me Militao, Hazard dhe Joviç, madrilenët këtë mbrëmje kanë zyrtarizuar edhe afrimin e Ferland Mendit.

Është fjala për një mbrojtës 24-vjeçar, i cili u ble nga Olimpiku i Lionit, për shifrën e 48 milionë eurove, plus 5 të tjera në varësi të bonuseve..

Francezi firmosi një kontratë 6-vjeçare me spanjollët që e mban lidhur me ekipin e Realit deri në vitin 2025, ndërsa do të prezantohet ditën e nesërme në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Francezi i krahut të majtë, ishte një kërkesë nga Zidane dhe pas shumë bisedimesh, më në fund është arritur në një marrëveshje. Surprizat vazhdojnë në Madrid…