JOQ Albania
Home

Shkoi të lahej në lum, 17-vjeçari i zhdukur prej 4 ditësh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 17-vjeçar rezulton i zhdukur që prej 4 ditësh në Këlcyrë.

Sipas informacioneve, dyshohet se Matias Rizallari, mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

Ditën kur është zhdukur, 17-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij, i cili nuk jep informacione për ngjarjen.

Mësohet se të dielën që lamë pas, dy adoleshentët, pas panairit të Këlcyrës, vendosën që të laheshin në lum.

Burimet thonë se Matiasi nuk dinte not, ndërsa me vete kishte edhe 4 litra verë.

Familjarët e të zhdukurit kanë kontaktuar Faxnews, për të denoncuar rastin.

Ndërkohë organet kompetente deri më tani nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me ngjarjen.