JOQ Albania
Home

Rënie besueshmërie për Ramën në Berlin, studiuesi tregon detajet ku fshihet “djalli”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 20:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Programit të Evropës në Institutin e Politikave GLOBSEC në Bratislavë, Milan Nic, ka komentuar zhvillimiet e fundit përsa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ai është shprehur se kjo që po ndodh është një tradhëti ndaj Ballkanit, nga ana e BE-së.

Më tej ai ka treguar edhe detajet ku fshihet "djalli". Sipas tij, në Berlin ka një rënie të besueshmërisë për Ramën.

Një detaj tjetër është edhe politika e koalicionit gjerman. Më tej ai e ka cilësuar Maqedoninë si një "dëm kolateral" për të blerë kohë për Shqipërinë.

Kujtojmë këtu se parlamenti holandez votoi ditën e sotme kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut mendohet se do të ndiqet një rrugë tjetër.

Nic shkruan në Twitter:

Një tradhti për Ballkanin nga ana e BE-së. Djalli fshihet në detaje dhe nuk ka të bëjë asgjë me Maqedoninë e Veriut. Pikat kyçe: 1- Rënia e besueshmërisë për Edi Ramën në Berlin, 2- Politika e koalicionit gjerman, 3 Maqedonia si ‘dëm kolateral’ për të blerë kohë për Shqipërinë.