JOQ Albania
Home

Fillojnë të përhapen simptomat e Holandës, Franca po shqyrton kthimin e vizave për shqiptarët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 19:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Parlamenti Holandez i ka thënë ditën e sotme "JO" hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë pak më parë ata kërkuan edhe rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Kjo fushatë po përhapet edhe në vendet e tjera evopiane. Franca ka filluar fushatën për sensibilizimin e njerëzve, për rivendosjen e vizave për shqiptarët, duke ndjekur shembullin holandez.

Sipas Valeursactuelles, kjo situatë është bërë shqetësuese. Në artikull thuhet se Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për të frenuar efektet e emigracionit, të konsideruara kryesisht ekonomike.

Më tej ndër rreshta përmendet edhe rasti i Holandës, që do të kërkojë nga Këshilli i Evropës, rikthimin e vizave për shqiptarët, nëse duan të shkelin vendet e unionit. Kujtojmë këtu se ditën e sotme Franca ktheu në Shqipëri 50 azilkërkues.

Burimi: Valeursactuelles|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania