JOQ Albania
Home

Del fotoja, ky është kamerieri shqiptar që iu ul në gjunjë Cilntonit për ta falenderuar pë Kosovën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/06/2019 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ndodhet në Kosovë, si i ftuar nderi për 20-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, që i dhanë fund spastrimit etnik.

Gjatë fjalës së tij Clinton tregoi edhe një episod të veçantë me një kamerier shqiptar në Amerikë.

Ish-presidenti amerikan tha se kamerieri i ishte ulur në gjunjë, për ta falënderuar për atë që kishte bërë për Kosovën.

Mësohet se emri i këtij kamerieri është Arben Hysenaj. Sipas gazetës ‘’Ekspress’’ ai është nga Peja.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha sot:

 Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme.”

Bëhet e ditur edhe se  Arben Hysenaj punon në “The Sea Fire Grill”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në rrjet po qarkullon edhe fotoja që kamerieri shqiptar ka bërë me ish-presidentin amerikan.