JOQ Albania
Home

U shtir sikur kishte kancer në vezore, gruaja vjedh 45,000 paund nga njerëzit që donin ta ndihmonin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 13:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua akuzohet të ketë mashtruar njerëzit se kishte kancer dhe se kishte nevojë për para.

Sipas raportimeve Nicole Elkabbass arriti të siguronte 45,000 paund nga një llogari e hapur në GoFundMe, ku bënte apel për ndihmë.

40-vjeçarja u shtir sikur kishte kancer të vezoreve dhe madje postoi foto të sajat nga spitali në llogarinë e krijuar ku kërkonte dhurime nga njerëzit për t’u kuruar.

Më 11 qershor Nicole doli përpara gjykatësit dhe i mohoi akuzat.

Gruaja u arrestua më 5 prill pas një hetimi të bërë nga dedektivët të hetuan nëse Elkabbass e kishte me të vërtetë sëmundjen për të cilën fliste dhe kërkonte para nga qytetarët.

Gjyqtari Mark Weekes e la të akuzuarën të lirë deri në seancën e saj të ardhshme gjyqësore që do të mbahet më 27 janar 2020.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania