Një student nga zona e San Francisco Bay ka arritur që të fusë në kurth një kurth një polic, i cili ngacmonte vajza të mitura.
20-vjeçari Ethan, i cili nuk ka pranuar që ta tregojë mbiemrin e tij, u tha policëve se ai kishte një shoqe të cilën e kishin ngacmuar që fëmijë dhe për këtë arsye vendosi të vepronte.
Pasi krijoi një profil fallso në Tinder, Ethan filloi të fliste me oficerin e policisë Robert Davies, për të cilin kishin dalë fjalët se dilte me vajza të mitura.
Studenti përdori filtrin e njohur të Snapchat i cili mund t’i ndryshoje gjininë një personi dhe u hoq si vajzë para policit.
Pasi ata filluan të flisnin, duke u shtirur si një vajzë me emrin Esther, ai i tha policit se ishte vetëm 16-vjeç dhe e pyeti nëse e bezdiste mosha e tij e vogël.
Por, Davies iu përgjigj se nuk e kishte fare problem që ‘ajo’ ishte nën moshë.
Pasi shkëmbyen mesazhe për 12 orë rresh, 20-vjeçari ia dërgoi mesazhet policisë ndërsa Robert Davies është arrestuar menjëherë.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania