JOQ Albania
Home

Interi merr vendimin e çuditshëm për Mauro Ikardin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/06/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa të gjithë presin largimin e Ikardit nga Interi, duket se drejtuesit zikaltër kanë marrë një vendim të çuditshëm.

Mediat italiane raportojnë se Marota ka kërkuar një takim me agjenten e Ikardit, Uanda Narën dhe për t’i bërë të ditur se Ikardi nuk është më në planet e skuadrës dhe të trajnerit Konte.

Por, çudi bën fakti se edhe pse nuk e kanë në plane, ata sërish nuk presin oferta për argjentinasin.

Me shumë gjasa Ikardi të qëndrojë në pankinë te Interi edhe sezonin e ardhshëm.

Në ditët në vijim dhe grumbullimin e skuadrës nga trajneri Konte, pritet që të ketë të tjera të reja, megjithatë dëshira e Ikardit është të largohet nga Interi.