JOQ Albania
Home

Filmuan veten duke numëruar ‘malin’ me para, trafikantët e kokainës e pësojnë keq pas ‘mburrjes’ në video
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një makineri që numëron para, dhe një tavolinë e mbushur me para, këto pamje shfaqeshin në një video të regjistruar me celular që ndihmuan policinë të arrestonte një bandë në Angli.

Banda në fjalë thuhet se furnizonte rrugët e Mançesterit me kokainë.

Videoja tregon Jamie Oldroyd, 29 vjeç, e cili kryesoi një grup të krimit të organizuar që u vëzhgua nga policia gjatë një operacioni të fshehtë 14-mujor.

Ekziston një grup i dytë, i kryesuar nga Jamie Simpson, 31 vjeç, i cili u gjet duke transportuar 20 milionë paund kokainë nga Rochester, Kent, në Warrington, Cheshire.

Sipas Manchester Evening News, policia tha se droga e konfiskuar nga të dyja bandat përfaqëson ngarkesën më të madhe të kapur ndonjëherë në veri të Anglisë.

Autoritet kanë publikuar edhe një video, të filmuar nga një helikopter, që tregon momentin e ndalimit të makinave të bandës në autostradë.

Policia sekuestroi 186 kg kokainë të pastër ndërsa njoftohet se 17 anëtarë të bandës janë arrestuar me nga 117 vite burg.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania