JOQ Albania
Home

Nuk ishte objektivi i vrasjes, por ndërhyri për të shuar gjakrat/ Dalin fotot e të rinjve që i drejtuan pistoletën 2 vëllezërve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjil Gjika, administrator i njësisë Kotë mbeti i vrarë me një plumb në gjoks ditën e djeshme pas një sherri të ndodhur në një nga komunat e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Petan, ndërsa siç mësohet sot në mënyrë zyrtare, viktima ka ndërhyrë për të shuar sherrin mes disa personave. Si pasojë e sherrit, është plagosur 19-vjeçari Arif Bejtja. 

Në pranga kanë rënë, 19-vjeçari, Arif Bejtja që dje mbeti i plagosur gjatë sherrit me armë, Namik Bejtja 30-vjeç dhe Jaçe Bejtja 22-vjeç.

Të tre këta persona kanë lidhje familjare mes tyre dhe janë me banim në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 32-vjeçari M.P (B), banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë zënë për një kanal që po hapej nga një fadromë dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenaj 70 vjeç dhe Astrit Osmenaj 65-vjeç, por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin, mbeti i vrarë Kryetari i Njësisë Administrative Kotë Argjil Gjika.

Të njëjtin fat tragjik pati edhe ish-kryetari i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.

Në nëntor të 2018-ës ai u konfliktua me 44-vjeçarin Admir Delaj nga fshati Gumenicë gjatë një debati për motive pronësie dhe ky i fundit në tension e sipër e qëlloi me armë gjahu.

Të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja në lokal.