JOQ Albania
Home

Rrëfehet Rudina Hajdari, zbulon nëse do votonte “PRO” shkarkimit të Metës: Viktimizim
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 9:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kriza e thellë politike ka kapluar vendin, teksa Presidenti anuloi datën e zgjedhjeve lokale dhe mazhoranca kërkoi shkarkimin e tij. Në lidhje me këtë ka patur reagime të shumta edhe nga analistë e gazetarë politikë, deputetë e figura politike të njohura në vend.

Rudina Hajdari, deputetja e PD, vajza e një prej themeluesve të kësaj partie ka folur në lidhje me çdekretimin e Metës dhe nismës së mazhorancës për ta shkarkuar atë.

E ftuar në studion e A2 CNN ajo tha:

Erdhi një propozim nga PS për një mocion për debat dhe jo për shkarkim. Mocioni për shkarkim kërkon 35 deputetë, unë nuk kam parë një propozim të tillë nga 35 deputetë.”

Hajdari shtoi se gjuha me të cilën mazhoranca i është drejtuar Metës është tejet e butë:

Rezoluta ishte shumë e butë, mazhoranca duket sikur ka bërë një qortim. Thuhet se e fton Presidentin për reflektim. Nga ana tjetër presidenti nuk është i frikësuar dhe as i mërzitur. Duket si një taktikë për viktimizim. Mendoj se duhet të mendojmë për krizën dhe do t’i lëmë populizmat.”

E pyetur nëse do të votonte pro shkarkimit të Metës, ajo u përgjigj:

Nuk është çështja te shkarkimi. Ne mund ta kishim bërë edhe vetë këtë. I kemi 35 deputetë dhe do ta kishim bërë propozimin, por ne do t’i shohim gjërat hap pas hapi”.

Ajo tha se Meta e di dhe vetë që i ka kaluar kompetencat:

Presidenti e di shumë mirë që i ka kaluar kompetencat. Jemi Republikë parlamentare, ka një nen që thotë se presidenti nuk mund t’i tejkalojë kompetencat. Presidenti duhet të kishte pasur thirrje konkrete për reformën zgjedhore, për dialogun, për Gjykatën Kushtetuese dhe duhet të kishte një datë për zgjedhjet vendore dhe parlamentare.”