JOQ Albania
Home

“Je kapur me presh në dorë”, gazetari ia plas të vërtetat në sy Taulant Ballës
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12/06/2019 0:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi se çfarë do ndodhë në seancën e së enjtes, duke e bërë fakt kërkesën që mban firmën e 35 deputetëve të PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta.

I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, Balla tha se në fillim të shtatorit do të jetë bërë funksionale edhe Gjykata Kushtetuese.

E ndërsa Balla fliste, pati një ndërhyrje nga gazetari Ylli Rakipi.

DEBATI I PLOTË:

Ylli Rakipi:

E marrim që ti je ligji vetë…”

Taulant Balla:

As ligji, as drejtësi”.

Ylli Rakipi:

Kryetari partisë suaj i ka bërë letra për dialog Lulzim Bashës, pse nuk dialogon tani që Presidenti thotë hajde bëni dialog?”

Taulant Balla:

Për çfarë?”

Ylli Rakipi:

Për krizën”

Taulant Balla:

S’ka krizë”

Ylli Rakipi:

Të parat i ke marrë siç po të dalin, me rri edhe këto t’i gëzosh (zgjedhjet)”

Taulant Balla:

Zgjedhje më të mira se në 2017 nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria”.

Ylli Rakipi:

Si mo? Zgjedhje të mira? O Taulant me çamët e Dibrës…”

Taulant Balla:

Të lutem kujdes me fjalët se çamët janë njerëz të respektuar”.

Ylli Rakipi:

Po normal, kam miq më shumë se ju mes çamëve.”

Taulant Balla:

O Ylli unë ta qaj hallin, ore kur humbet analiza…”

Ylli Rakipi:

Mos i personalizo gjerat, se njeri nga ne do ngihet nga këtu…”

Taulant Balla:

Analiza politike bëhet duke hequr inate personale.”

Ylli Rakipi:

 Këto janë inate që ti ke blerë vota? je kap me presh në dorë.. Qetësi të madhe ke fituar Taulant, ruaju nga kjo qetësi…bëj kujdes…çka të gjallë mbi këtë tokë i blen ai (Rama) tani i kanë dalë lakrat as me Zotin nuk i mbulon dot më ai.”

Taulant Balla:

E rëndësishme është që popullit nuk ia heq njeri të drejtën për të votuar.”

Ylli Rakipi:

Ore je bërë kaq i urtë ti, duket se kjo marrëveshja e fundit ju shpëtoi…me këtë që bëri Meta flas”.

Taulant Balla:

Lidhu me fallxhoren dhe pini një kafe…”