JOQ Albania
Home

Jucker humb sensin e kohës/ Bën lëmsh datën e zgjedhjeve në Shqipëri: I keni në fund të prillit?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka bërë lëmsh datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Juncker tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

(Në videon më poshtë shihni në minutën 5.30)

Juncker:

Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama:

Qershor”.

Juncker:

Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit… Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë”.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker.

Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.