JOQ Albania
Home

Befasojnë tifozat kuq e zi, “Rama ik” edhe në shkallët e stadiumit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Moldavisë që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” tifozët kanë shpalosur një banderolë të madhe ku shkruhej “Rama ik” mbi një flamur kombëtar.

Banderola, e vendosur me flamurin kombëtar, është shpalosur në pjesën e dytë, ndërsa është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për t’a hequr.

Me shpalosjen e banderolës nuk kanë munguar edhe reagimet e tifozëve në stadium.

Prej më shumë se 4 muajsh “Rama ik” është thirrja që artikulohet më shumë nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Prej 16 shkurtit, ditë kur opozita dhe qytetarët nisën protestat masive dhe intensive kundër Edi Ramës, të cilit i kërkojnë të dorëhiqet si kryeministër, në çdo protestë gjen pankarta, bluza, çadra, tullumbace, me mbishkrimin “Rama ik”.