JOQ Albania
Home

Shqipëria rikthehet te fitorja, mposht Moldavinë dhe rrit shanset për Europianin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 22:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare ka triumfuar sonte 2-0 ndaj Moldavisë në "Elbasan Arena", ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020".

Një fitore e vuajtur, teksa të dy golat kanë ardhur në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në minutën e 65-të erdhi goli i avantazhit.

Sokol Cikalleshi i futur si zëvendësues ka gjetur golin falë një asisti nga Odise Roshi duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë zemër shokëve të ekipit.

Teksa ndeshja po i drejtohej fundit, Ylber Ramadani shënoi një super gol nga jashtë zone duke çuar shifrat në 2-0 dhe duke vulosur ndeshjen me këtë rezultat.

Tani Shqipëria rrit shanset për kualifikim pasi ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe ndodhet pas Francës, Islandës dhe turqisë të cilat kanë nga 9 pikë

/a> on Vidnews.