JOQ Albania
Home

“E diskutojmë kur të kthehemi”, Rama u bën bisht pyetjeve për Metën në Bruksel
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratat e presidentit Ilir Meta.

Pas disa pyetjeve gjatë konferencës me presidentin e KE-së, Jean-Clade Juncker, Rama u tha gazetarëve se do të flasin për presidentin dhe këtë situatë kur të kthehen në Shqipëri.

Deklarata e Ramës:

Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë. Do të kemi kohë për këtë”.

Kujtojmë se të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese.

Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.