JOQ Albania
Home

“I zëntë buka e kalamajve”, Ceka sqaron deklaratën: Nuk jam profet, mallkimi është simbolik
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-ministri i jashtëm çuditi të gjithë me deklaratën e tij mbrëmjen e djeshme në emisionin "360 gradë".

Ai mallkoi të gjithë shqiptarët të cilët do të shkojnë të votojnë më 30 qershor.

Ceka tha:

Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them.

Ceka ka sqaruar edhe motivet e kësaj deklarate. I kontaktuar nga Newsbomb, Ceka është shprehur se nuk ka folur për 30-qershorin, por për blerjen e votave.

Më tej ai ka thënë se ka vënë veten në rrezik në 90-ën dhe ka mallkuar ata që vjedhin deh deformojnë votën.

Ndër të tjera Ceka shton si mallkimi është simbolik dhe se nuk është as profet e as i  shenjtë.

Intervista:

Deklarata juaj mbrëmë në emisionin e Artur Zhejit ka bërë bujë të madhe dhe është komentuar pafund në rrjetet sociale. Keni mallkuar shqiptarët që shkojnë të votojnë më 30 qershor. A i qëndroni asaj deklarate edhe sot?

Nuk kam folur për 30-qershorin por për shitjen dhe blerjen e votave, për ata që defotrmojnë demokracinë. Për të 30 qershorin ka kohë për tu zgjidhur, por unë besoj se nuk do bëhen ato votime, puna është që ato duhet të jenë të ligjshme dhe tashmë janë çdekretuar nga presidenti.

Në fakt terminologjia e përdorur nga ju është shumë e rëndë dhe ka habitur shumëkënd…

I kam mallkuar ata që vjedhin dhe deformojnë një votë për të cilën kam vënë në rrezik veten time në ’90-ën dhe besoj kam këtë të drejtë. Ata që janë megjithmend fajtorë mund ta ndjejnë, unë nuk jam as profet dhe as i shenjtë, mallkimi është simbolik dhe s’ka të bëjë me pasoja katastrofale. Janë ata që kanë mallkuar popullin me një qeverisje që nuk ndjen më përgjegjësi.