JOQ Albania
Home

Milan kërkon t’i prishë punë Interit, “fut hundët” për mesfushorin e talentuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çështja e kalimit të Nicolo Barellas te Interi dukej thjesht çështje orësh, por së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar.

Për momentin të dy shoqëritë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Nga njëra anë sardët kërkojnë 50 milion euro, plus kartonat e Bastonit dhe Espositos.

Nga ana tjetër Inter nuk e vlerëson më shumë se 35 milion euro mesfushorin, por ndërkohë as nuk ka ndërmen të heqë dorë nga dy talente të së ardhmes.

Duke parë situatën, "kushurinjtë" e Interit, kanë futur hundët dhe po tentojnë të prishin planet e zikaltërve.

Karta që do të luajnë kuq e zinjtë quhet Patrick Cutrone, i cili vlerësohet me 30 milion euro.

Për të siguruar pjesën e mbetur, Milan është gati të heqë dorë nga Suso, për të cilin ka pasur një interesim nga Atletico Madrid, e cila është e gatshme të zbrazë 30 milion euro në arkat e kuq e zinjve.

Tashmë me futjen e Milanit në garë, mes dy skuadrave nga Milano ka nisur një garë, se kush do të kënaqë më shumë presidentin e Cagliarit.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania