JOQ Albania
Home

Të rinjtë shqiptarë hedhin valle mes Berlinit/ Mahniten gjermanët nga kultura e vendit tonë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 17:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Berlin ditën e djeshme është zhvilluar ‘’Karnavali i Kulturave’’. Në këtë eveniment kanë edhe të rinjtë shqiptarë, që kanë hedhur valle dhe kanë kënduar shqip mes Berlinit.

Ata ishin të veshur me kostume popullore dhe kanë mahnitur gjermanët duke e treguar më së miri se sa e bukur është kultura shqiptare.

Këta të rinj e prezantuan kulturën tonë, para miliona shikuesve shumica e të cilëve ishin gjermanë.

Kjo është hera e tretë që të rinjtë shqiptarë paraqesin më së miri kulturën shqiptare në Karnavalin e Kulturave në Berlin Kreuzberg.

Më poshtë po ju sjellim foto dhe video të rinjve shqiptarë që kanë prezantuar më së miri vendin tonë.

E si përfundim mund të thuhet se ata ka kanë bërë të gjithëve të ndihemi krenar dhe të kuptojmë se sa tradita të bukura kemi.