JOQ Albania
Home

“Kërcet” arma në Vlorë, ndërron jetë administratori i njësisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Informacion paraprak

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Kote të Vlorës.Mësohet se dy kushurinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Një person i tretë ka ndërhyrë në konflikt.Si pasojë e sherrit ka mbetur i vdekur Argjil Gjika, administrator i njësisë Kote, i cili ndërhyri për të shuar konfliktin.

Gjithashtu ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër me iniciale A.B.

Dyshohet se shkak është bërë sherri për një gardh toke.