JOQ Albania
Home

“Kryetar dil nga zyra”, vlonjatët i futen brenda në bashki Dritan Lelit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para Bashkisë së Vlorës është zhvilluar një protestëe mëngjesin e sotëm.

Protesta organizohet nga banorë të fshatit Trevllazër.

Ata janë të revoltuar për mungesën e rrugës, që lidh fshatin e tyre me Vlorën.

Banorët  kanë arritur që të futen edhe brenda ambienteve të bashkisë.

Gjatë gjithë kohës, ata kanë shoqëruar protestën me thirrjet:

Kryetar dil nga zyra

Në deklaratat për mediat, ata shprehen të shqetësuar pasi u është premtuar disa herë shtrimi i rrugës, por nuk ka ndodhur.

Gjithashtu problem për ta, mubetet edhe mungesa e ujit të pijshëm.