JOQ Albania
Home

13 vende i dalin në krah Shqipërisë/ Do kërkojnë hapjen e negociatave me BE-në
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria prej disa kohësh po synon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Së fundmi vendit tonë i kanë dalë në krah 13 vende anëtare të Bashkimit Europian. Midis tyre renditet Italia, Polonia dhe Austria.

Këto 13 vende po hartojnë një iniciativë që synon të fillojë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel.

Në këtë listë përfshihet edhe  Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Ky lajm është dhënë nga burime  diplomatike të Euractiv. Po ashtu e ditur bëhet se  dokumenti përfaqëson një formë presioni.

Kujtojmë këtu se ministri i jashtëm çek Tomas Petricek ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zgjerimin.