JOQ Albania
Home

INTERPOL përfshin në listën e personave më të kërkuar 2 korçarë për një arsye që në Shqipëri konsiderohet qesharake
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

INTERPOL ka bërë publike listën me emrat dhe fotografitë e 7 personave që kërkohen në gjithë botën.

Në faqen zyrtare të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale janë listuar edhe emrat e dy shqiptarëve.

Të dy shqiptarët janë shpallur në kërkim, pasi kanë bërë një krim. Ata janë Ergest Memon 34-vjeçar dhe Taulant Memon 33-vjeç.

Bëhet e ditur se të dy janë nga qyteti i Korçës dhe se janë shpallur në kërkim nga shteti grek me akuzën e prerjeve të paligjshme të pyjeve, që kanë shkaktuar një dëm prej 10.000,00 euro.

Interpoli i ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë për t’i lokalizuar sepse konsiderohen si dy njerëz të rrezikshëm.

Nga ana tjetër në vendin tonë prerja e pyjeve konsiderohet si diçka krejt e zakonshme dhe askush nuk është dënuar edhe pse janë kryer masakra të shumta mjedisore.