JOQ Albania
Home

U ble për 222 mln euro nga PSG-ja, nuk do e besoni sa vlen sot Neymar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 12:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Neymar është aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi verën e vitit 2017 u transferua nga Barcelona te PSG-ja për shifrën rekord, 222 mln euro.

Braziliani u largua nga Barcelona për të dalë nga hija e Messit dhe për t’u bërë më i miri në botë.

Neymar mendoi se PSG ishte ekipi i duhur për ta bërë këtë, por nuk ishte kështu.

Sezoni i tij i fundit te kampionët e Francës ka qenë një "ferr" i vërtetë. Dëmtime të shpeshta, debate dhe skandale të shumta kanë shoqëruar 27-vjeçarin.

Tani çmimi i tij ka rënë dhe jo që nuk vlen më 222 mln euro, por shumë më pak.

Sipas “Cies”, 27-vjeçari tani vlen 150 milionë euro. Një ulje e frikshme prej plot 63 milionë eurosh, që pritet të shtohet pas mungesës në Kupën e Amerikës me Brazilin.