JOQ Albania
Home

“Hej-hej kuq e zi është Shqipëria”/ “Patrioti i veçantë” habit shqiptarët, dallon mes turmës për gjestin e rrallë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/06/2019 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këtë vit shqiptarët ndezën New Yorkun kuq e zi në një festë dedikuar Çamërisë.

I madh e i vogël dolën në rrugën qendrore dhe valëvitën flamurin me shqiponjën dykrenare dhe festuan nën tingujt e muzikës shqiptare.

Duke promovuar simbolet shqiptare në paradën e flaktë në Times Square, ra në sy një “patriot” i veçantë.

Një djalë i ri me ngjyrë, i cili kishte mësuar përmendësh vargjet e një kënge shqiptare dhe i këndonte ato me pasion, është fiksuar nga kamerat në mes të festës.

Me siguri djali do të ketë qenë në festë për të mbështetur miqtë e tij shqiptarë dhe nuk ka patur asnjë dallim nga turma, pasi ishte i përfshirë emocionalisht në paradën e një kombi të vogël shqiponjash në New York.