Çdo mëngjes ne zgjohemi të prekur nga rrezet e para të ditës së re që sapo ka filluar dhe dielli na shoqëron në të shumtën e rasteve, thuajse gjatë gjithë ditës.
Por a e keni menduar ndonjëherë se si do të ishte jeta jonë nëse dielli do të lindte shumë pak, ose nuk do të lindte fare?
Një gjë e tillë ndodh në qytetin norvegjez Rujkan.
Qyteti është i vendosur në fund të një lugine dhe është i rrethuar nga male të larta. Gjatë dimrit, dielli nuk ngrihet lart mbi male.
Rrjedhimisht, banorët kanë jetuar në errësirë deri në vitin 2013, kur u instalua “Solspeil” (pasqyrë dielli).
Martin Andersen, artist dhe rezident në qytet instaloi pasqyrat në mal që reflektojnë dritën e diellit në qytet.
Burimi: Storypick |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania