JOQ Albania
Home

I mungonte një dhëmballë në gojë/ Mjekët operojnë 13-vjeçarin, nuk do ta besoni se ku ndodhej
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/06/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rrallë mjekësore është regjistruar në një spital në Rusi.

Mjekët në spitalin e fëmijëve Morozov në Moskë druheshin se një 13-vjeçar i shtruar mund të kishte tumor në testikuj, por rezultoi diçka krejt ndryshe.

Ata panë diçka që nuk shkonte në testikujt e adoleshentit dhe vendosën që ta operonin me emergjencë.

Por, në vend të tumorit, kirurgët në fakt gjetën një dhëmballë. Dhe, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, ajo dhëmballë mungonte në gojën e 13-vjeçarit.

Në vend që të zhvillohej në nofull, dhëmballa ishte rritur tek një nga testikujt e tij.

Operacioni i rrallë u krye nga kirurgu Dmitry Tarusin, i cili u shpreh se djali nuk do të ketë probleme me riprodhimin në të ardhmen, kur të rritet.

Në një njoftim, spitali e ka cilësuar këtë rast si unik.

Mjekët thanë se shkaku i gjendjes së rrallë ishte një tumor ‘teratoid’, i zhvilluar në barkun e nënës për shkak të një dështimi të qelizave staminale.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania