Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë. Një qytetar ka nisur një video në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohen pamje nga ky aksident i rëndë.
Siç u pa dhe në video një person është shtrirë në tokë dhe një person tjetër qëndron pranë tij duke u munduar t’i japë ndihmën e parë.
Aksidenti ka ndodhur pranë xhamisë ‘’Dine Hoxha’’, te rruga Kavajës. Në video dallohet edhe që një makinë është dëmtuar shumë keq.
E së fundmi në redaksinë e JOQ Albania një tjetër qytetar ka nisur një video, ku dallohet momenti në të cilin makina përplas kalimtarët në rrugë.
Qytetari thotë se makina erdhi me shpejtësi dhe përplasi njerëzit, që ishin duke ecur në trotuar.
Po ashtu qytetari thotë se për faj të shoferit të papërgjegjshëm dy turiste të huaja dhe një këmbësor përfunduan në spital.
Mesazhi i plotë:
Më poshtë po ju sjellim edhe videon, teksa dallohet se si shoferi përplas këmbësorët. Se sa siguri ka për jetën në rrugët shqiptare, këtë u takon ta thoni jo.