JOQ Albania
Home

Zbulohet kërkesa e çuditshme që i bëri Ronaldo De Ligt-it pas ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/06/2019 8:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Portugalia fitoi mbrëmjen e djeshme finalene Ligës së Kombeve pasi mundi 1-0 Holandën.

Pas ndeshjes, ylli Juvntusit, Cristiano Ronaldo, është kujdesur që të kryejë edhe një punë jashtë fushës, që ka të bëjë me merkaton.

Ai ka takuar mbrojtësin holandez, De Ligt dhe sipas Marca, portugezi i ka këruar 19-vjeçarit që të vijë te Juventusi këtë merkato vere.

De Ligt u shpreh pas ndeshjes:

Po është e vërtetë që më ftoi te Juventusi. Unë nuk e kuptova atë në fillim, kështu që qesha, por nuk thashë asgjë. Pak pas ndeshjes ti nuk e ke mendjen në këto gjëra, je i dëshpëruar nga humbja dhe ajo është gjëja e vetme që mendon."

Kujtojmë që skuadra favorite për nënshkrimin e holandezit është ajo e Barcelonës, por edhe PSG dhe Juventus kanë pasur sytë tek mbrojtësi që i mahniti të gjithë këtë sezon.

Burimi: Marca| Përshtati: JOQ Albania