JOQ Albania
Home

Bëmë baba të të ngjaj, djali i Marcelos po tregon se është futbollisti i së ardhmes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë me pikatore rastet kur fëmijët iu ngjasojnë prindërve të tyre sa i përket talentit në futboll.

Një rast i veçantë është ai i Enzos, djalit të Marcelos, mbrojtësit brazilian që luan për Real Madridin.

Ashtu si i ati, edhe vogëlushi luan me ekipet e moshave të Real Madridit.

Në ndeshjen e fundit me bashkëmoshatarët e tij, 9-vjeçari i ka mahnitur të gjithë, madje edhe babain e tij.

Ky i fundit, me krenari ka postuar videon në rrjetet e tij sociale.

Duhet përmendur që në këtë ndeshje Enzo shënoi tre gola, por i pari është me të vërtetë spektakolar.

Duket qartë se ky djalosh do ketë të ardhme të ndritur.

Burimi: AS.com| Përshtati: JOQ Albania