JOQ Albania
Home

Milani i ofroi postin e drejtorit, Igli Tare merr vendimin përfundimtar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 12:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Igli Tare nuk do shkojë te Milani. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare po kërkohej vazhdimisht ditët e fundit për të marrë postin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë, por mesa duket sot ka ardhur përgjigjia përfundimtare.

Shqiptari e ka refuzuar këtë ofertë dhe do vazhdojë punën te Lazio.

Pavarësisht dëshirës së Maldinit, Igli Tare ka marrë vendimin e tij dhe do të qëndrojë te Lazio pasi do  gjasë bashkëpunimin me presidentin Lotito.

Presidenti i kryeqytetasve i ka ofruar Tares një kontratë deri në vitin 2023, e cila është pranuar nga 45-vjeçari.

Në këtë formë, Tare ka vendosur të vazhdojë me projektet e tij me bardhekaltërit teksa së bashku me trajnerin Inzagi, do të mendojnë të ndërtojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, Milanit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të nisë sërish nga puna për të gjetur drejtorin e duhur sportiv.

Burimi: Calciomercato| Përshtati: JOQ Albania