JOQ Albania
Home

Rikthehet Neuer me daljet e famshme, bëhet “mbrojtës” dhe turpëron kundërshtarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveçse është një nga portierët më të mirë në botë , portieri gjerman, Manuel Neuer, dallohet nga të gjithë edhe daljet e tij të shpeshta me këmbë gjatë ndeshjeve, si me Bayerin, ashtu edhe me kombëtaren.

Për fatin e tij të keq, dëmtimet e shpeshta e kanë lënë pak në hije gardianin e njohur në dy vitet e fundit dhe paraqitjet e dobëta të Gjermanisë, sikur zbehën pak paraqitjet e tij.

Por mbrëmë, në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, është shfaqur Neueri i vjetër.

Ai doli në mënyrë të gabuar fillimisht në minutën e 32-të të sfidës për të ndjekur në cep të fushës Kovalev dhe falë forcës fizike e bllokoi dhe i mori topin.

Por në vend që ta largonte, portieri me qetësi dribloi duke turpëruar kundërshtarin e tij, para se të niste aksionin e radhës të Gjermanisë. Mund të themi pa frikë se Neuer është rikthyer.