Teksa shumë prej nesh punojnë e lodhen ccdo ditë për të mbyllur fundin e muajit, apo edhe ndonjë kredi të mundshme, fëmijët e politikanëve kanë miliona në banka, edhe pse nuk e kanë idenë e punës aspak.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes mediatike janë vënë paratë që grumbullon në bankë djali i Hashim Thaçit.
I riu Endrit, ndonëse nuk punon askund ka rreth 14 mijë euro para të gatshme në banka, sipas "Express".
Fëmija i vetëm i Hashim dhe Lumnie Thaçit është 20 vjeç, por në llogarinë e tij derdhen me mijëra euro çdo vit.
Aktualisht, ai ka në xhirollogari 13 mijë e 500 euro.
Endrit Thaçi njihet edhe për udhëtimet e tij luksoze dhe jetën e shtrenjtë që bën.