JOQ Albania
Home

Pamje që të këpusin shpirtin, nëna delfin refuzon të braktisë të voglin saj të ngordhur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/06/2019 0:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë delfin është filmuar nga ajri duke u munduar që të mbajë me hundë të voglin e saj e ngordhur.

Videoja prekëse tregon gjitarin e detit ndërsa mundohet të mbajë delfinin e vogël mbi ujë ndërsa notonte në ‘Indian Shores’, Florida.

Pamjet thuhet të jenë filmuar më 3 qershor.

Për një moment nëna dhe këlyshi zhduken nën ujë, por më pas ajo dël sërish në sipërfaqe me këlyshin e saj në hundë.

Videoja u shpërnda nga shoqata ‘Florida See Through Canoe’, të cilët mendojnë se i vogli mund të jetë goditur nga helika e ndonjë barke që ka qenë duke kaluar dhe për pasojë ka ngordhur.

Delfinët janë parë edhe më parë duke shfaqur sjellje të ngjashme me të afërmit të ngordhur, duke bërë që shkencëtarët të pyesin nëse këta gjitarë të detit ndjejnë pikëllim në mënyrë të ngjashme me njerëzit.

Studiuesit mendojnë se truri i madh i delfinëve dhe grupet e ndërlikuara shoqërore mund të indikojnë se ata janë në gjendje të brengosen për të afërmit e humbur.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania