Me sa duket, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj milioner, janë ndarë. Lajmi po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, pasi prej kohësh të dy nuk kanë publikuar foto sëbashku.
Kohët e fundit Drago Svulescu ka mbyllur edhe profilin në Instagram.
Siç shkruan Anabel, bashkëshorti i shqiptares ka probleme serioze me drejtësinë. Drago Svulescu është dënuar shkurtin e këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani.
Biznesmeni akuzohet për mashtrim, saktësisht falsifikim dokumentacioni përsa i përket trashëgimisë së disa pronësive në bregdet.
Aktualisht, biznesmeni është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.