JOQ Albania
Home

Donald Trump sulmon NASA-n dhe lëshon gafën e radhës: Hëna është pjesë e Marsit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/06/2019 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se çfarë bën apo çfarë thotë, nëse i ka të sakta apo jo, e gjithë bota flet pë Presidentin e Shtëpisë së Bardhë, edhe kur ai ia fut kot fare.

Donald Trump ka ditur gjithmonë të tërheqë vëmendje e këtë herë duket se nuk e ka patur si qëllim, por ka bërë një gafë.

Në një postim në Twitter, teksa sulmon Nasa-n, ai thotë se Hëna është pjesë e Marsit.

Trump shkruan:

Për të gjitha paratë që shpenzojmë, Nasa nuk duhet të flasë për vajtjen në Hënë, e kemi bërë 50 vjet më parë një gjë të tillë. Duhet të përqendrohen në gjëra më të mëdha, përfshirë Marsin (në të cilin bën pjesë Hëna), Mbrojtje dhe Shkencë ".

Fjalët e presidentit amerikan kanë bërë që të shpërthejë rrjeti i pamëshirshëm, i cili nuk i fal gabimet e tilla.

Me siguri Trump donte t’i referohej faktit se të shkosh në Hënë është pjesë e projektit më të madh, që është vajtja në Mars.

Një prej përdoruesve të Twitter, shkruan:

I ka deklaruar vendit dhe botës se Hëna është pjesë e Marsit dhe nëse e thotë presidenti është e vërtetë. Njeriu që akuzon të gjithë botën se thonë lajme të rreme, na thotë se Hëna është pjesë e Marsit”.

Burimi: The Guardian |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania