Dojna Mema është shndërruar në bukuroshen e ekraneve shqiptare, e cila e ka bërë audiencën për vete me thjeshtësinë në prezantim dhe elokuencën në të folur.
E reja ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku ka treguar për fëmijërinë e saj.
Prezantuesja ka folur për kohën që kalonte gjatë tre muajve të verës në fshat, tek motra e gjyshes si dhe për gjithçka që ka mësuar nga jetesa larg qytetit.
Dojna, e cila numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale e publikon herë pas here foto joshëse, tregon se di të mjelë lopën, të kalërojë, të ujisë kopshtin e shumë gjëra të tjera.
Ajo thotë:
Në Gosnisht jeton prej vitesh motra e gjyshes time dhe prindërit e mi menduan që mua dhe motrën të na çonin në fshat për tre muajt e verës që ne të ushqeheshim bio, të mësoheshim me jetën e fshatit dhe të vlerësonim gjërat e thjeshta.
Unë di të mjel lopën njerëz, jam gocë për shtëpi. Vitin e parë për mua ishte një tmerr i vërtetë fshati sepse doja patatina. Vitet e tjera doja vetë të shkoja në fshat, jam rikthyer sërish në moshën 19-vjeçare për dy javë dhe më mungon shumë.
Unë atje mësova të mjel lopën, të kalëroj, të ujis kopshtin, tamam jetën e thjeshtë. Kur isha e vogël na sollën një gjel deti për Vitin e Ri dhe unë sapo mora vesh që do të ndodhte një gjë e tillë, mora gjelin, i vura emrin dhe e futa në dollapin e rrobave dhe për 6-7 orë nuk e gjeti njeri gjelin”