NASA ka njoftuar se planifikon që së shpejti të lejojë turistët që të fluturojnë për tek Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor vitin e ardhshëm.
Sipas planeve, më shumë se dy misione private do të lejohen që të shkojnë në hapësirë çdo vit. Secili prej misioneve do të zgjasë të paktën 30 ditë.
Por, sado i mahnitshëm që të duket, një udhëtim në hapësirë do të vije me bileta të përballueshme nga të gjithë.
Pritet që një udhëtim të kushtojë plot 35,000 dollarë nata. Dhe, ky është thjesht minimumi.
Njoftimi vjen pasi NASA zbuloi modelin e saj të ri të biznesit të premten, duke shpalosur një plan për të inkorporuar më shumë mundësi tregtare dhe të marketingut "si në orbitën e ulët të Tokës dhe në të gjithë hënën".
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania