JOQ Albania
Home

I humbi gjymtyrët në betejën me meningjitin, vogëlushja guximtare bëhet “yll” gjimnastike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 20:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Harmonie-Rose Allen, vogëlushja e cila humbi krahët dhe këmbët për shkak të meningjitit, nuk e ka lejuar gjendjen e saj që ta vërë poshtë.

Pesëvjeçares guximtare iu dha vetëm dhjetë për qind shanse për të mbijetuar nga mjekët kur ajo u sëmur me sëmundjen infektive ndërsa ishte 11-muajshe.

Kur mbushi 1-vjeç, Harmonie-së ia kishin amputuar këmbët e duart si dhe kishte humbur edhe një pjesë të hundës për shkak të sëmundjes.

Por, ajo e ka sfiduar fatin e saj dhe nisi të hedhë hapat e saj të parë me proteza kur ishte tre vjeçare ndërsa tashmë është bërë një yll gjimnastike.

Ajo ndjek javë për javë mësimet për gjimnastikë dhe ushtrohet pa ndihmën e protezave.

Harmonie e trajton çdo lëvizje të re me përqendrim maksimal dhe një vendosmëri prej çeliku pasqyrohet në fytyrën e saj.

Kur i arrin qëllimet që ia ka vënë vetes, fytyra e vogëlushes rrezaton.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania