JOQ Albania
Home

Neymar shkon në karrige me rrota në polici, flet ndaj akuzave për përdhunim
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti brazilian Neymar ka folur për dy orë rresht në polici dhe ka dhënë detaje në lidhje me akuzat për përdhunim. Ai është paraqitur në ambientet e policisë mbrëmjen e së enjtes.

Vajza e ka akuzuar lojtarin e Paris Saint Germain për cenim të privatësisë së saj, pas publikimit të mesazheve intime që të dy kanë shkëmbyer.

Kujtojmë këtu që disa ditë më parë, në një video live, Neymar publikoi bisedat që kishte bërë në rrjetet sociale me vajzën që e akuzon për përdhunim.

“Ylli” brazilian ishte nën shoqërinë e stafit të tij të cilët e ndihmonin për të shtyrë karrigen me rrota, pasi vetëm 2 ditë më parë Neymar pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e këmbës së djathtë.

Ai falenderoi fansat për kujdesin që kishin treguar ndaj tij dhe mesazhet e shumta ku e pyesnin për gjendjen shëndetësore.

Ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë skandal, vetë Najila Trindade ka reguar pjesën e saj në lidhje me atë që ka ndodhur.

26 vjeçarja është shprehur se pasi ka biseduar me futbollistin, ka shkuar deri në Paris për të takuar atë, por ky i fundit e ka përdhunuar.

Burimi: NYPost |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania