Quhet Nicole Curran dhe është femra që u bë menjëherë super e famshme pasi arriti të bënte xheloze Beyonce, teksa komunikonte me Jay Z.
Ajo është bashkëshortja e pronarit të Golden State Warrior dhe teksa ka folur për mediat, ka bërë me dije se pasi videoja qarkulloi gjerësisht në rrjet, është kërcënuar me jetë dhe është buluar.
Nicole u shpreh se çifti i famshëm ishin të ftuarit specialë të saj dhe të bashkëshortit, Joe Lacob, për të parë Game 3 të finales së NBA, mbrëmjen e së mërkurës.
Gruaja tha se thjesht po e pyeste këngëtarin nëse donte të pinte diçka, sikurse kishte pyetur më parë edhe Beyoncen.
Këngëtarja e njohur shfaqet e bezdisur në videon që u bë virale dhe më pas e qëllon me sup milioneren, në mënyrë që biseda mes saj dhe të shoqit të përfundojë.
Gruaja 50-vjeçare ka thënë se ka pyetur Jay se çfarë donte për të pirë dhe është dashur të zgjatej mbi Beyonce, pasi nuk e dëgjonte përgjigjen e tij.
Për Daily Mail, Curran deklaroi:
Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania