JOQ Albania
Home

Brenda burgut më famëkeq në Rusi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/06/2019 0:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Burgjet ruse janë shumë të vështira, por ka një që është edhe më i vështirë se pjesa tjetër.

I quajtur “Black Dolphin”, ky burg i sigurisë së lartë në kufirin me Kazakistanin, strehon kriminelët më brutalë të vendit, duke përfshirë vrasësit serial, kanibalët dhe terroristët.

Burgu famëkeq është aq i papërshtatshëm sa që të dënuarit me çdo kusht mundohen ta shmangin vuajtjen e dënimit në atë vend, madje duke tentuar të presin damarët.

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky ferr, është duke vdekur”, shprehet njëri prej togerëve të burgut famëkeq.

Emrin ‘Delfini i Zi’ e ka marrë nga një delfin i zi prej druri, i ndërtuar nga të burgosurit, në hyrje të godinës.