JOQ Albania
Home

Holanda është super, përmbys Anglinë dhe arrin në finalen e Ligës së Kombeve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Portugalisë, Holanda është ekipi tjetër finalist i Ligës së Kombeve. "Tulipanët" kanë mundur sot me përmbysje 3-1 Anglinë duke arritur në finalen e madhe.

Ndeshja ka qenë spektakolare dhe mjaft e luftuar. Koha e rregullt përfundoi në 1-1, ndërsa holandezët, dy golat e fitores i shënuan në "Extra-Time".

De Ligt, autogol i Walker dhe Promes ishin autorët e triumfit për Holandën. Te Anglia golin e vetëm e shënoi Rashford me penallti, por nuk vleu për asgjë.

Tashmë Holanda do të përballet në finale me Portugalinë e cila gjithashtu fitoi 3-1 ndaj Zvicrës mbrëmjen e djeshme me 3 gola të Ronaldos.