JOQ Albania
Home

Po pozonte bashkë me të në prehër, majmuni “mistrec” i ul fustanin turistes
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti gazmor kur një majmun “mistrec” i ul fustanin një vajze të re që kishte ardhur për pushime në Bali.

21-vjçarja, Sarah Wijohn, ishte duke pozuar për foto bashkë me primatin në prehër ndërkohë që ndodhej në Bali, Indonezi, kur situata i doli nga kontrolli.

Ajo kishte udhëtuar në Zelandën e Re për të festuar ditëlindjen e saj të 21-të.

Videoja e filmuar nga një anëtar i familjes së saj tregon momentin kur Sarah po merrte poza të ndryshme ndërsa majmuni kapi papritmas fustanin pa mëngë dhe ia uli poshtë duke i ekspozuar të brendshmet.

Disa persona në sfond dëgjohen ndërsa reagojnë të habitur ndërsa vetë vajza duket se e menaxhon situatën me qetësi.

Nëna e saj u shpreh:

U shkrimë së qeshuri prej majmunit. Në linja të përgjithshme qëndrimi ynë në Bali ishte i mahnitshëm."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania