JOQ Albania
Home

U ndanë nga burrat se i tradhtonin, dy shoqet e ngushta marrin vendimin “drastik” për fustanin e dasmës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 21:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy mike të ngushta janë ndarë njëkohësisht nga bashkëshortët e tyre dhe të dyja e kaluan trishtimin dhe dhimbjen bashkë.

Pas divorcit ato morën një vendim të pazakontë lidhur me fustanet e dasmës.

Julie Frugé dhe parukierja Sarah Kralowski u njohën fillimisht në vitin 2012 kur Sarah i rregulloi flokët Julie-s.

Me kalimin e viteve ato u bënë mike të ngushta dhe zbuluan njëkohësisht se bashkëshortët e tyre i tradhtonin. Më pas në vitin 2017 ato morën vendimin e vështirë dhe u divorcuan nga bashkëshortët e tyre.

Kur dy shoqet po vrisnin mendjen se çfarë do të bënin me fustanet e bardhë, atyre u lindi ideja që t’i mbanin veshur ndërkohë që bënin gjëra të zakonshme.

Kështu, një natë ato krijuan një llogari në Instagram ku mbajnë emrin @itsonlyadress dhe postojnë foto të tyret duke bërë gjëra të zakonshme duke mbajtur veshur fustanin e dasmës.

Sarah tregon:

Divorci ishte gjëja më e mirë që mund të na ndodhte ne të dyjave, megjithëse ishte e vështirë në fillim. Krijimi i kujtimeve të reja me fustanet na ka ndihmuar mentalisht..Ne tani qeshim me numrin e gjerave që kemi bërë duke i mbajtur veshur. Kemi dalë në publik duke mbajtur fustanet veshur..”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania